TIRANË- Gazetari Ilir Babaramo ka komentuar për Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI. Sipas Babaramos, drejtësia po vepron me dy standarde, ndërsa krahas rastit të Metës, mori edhe në analizë arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili ra në pranga për lidhjet me grupet kriminale.

“Dy standarde se si veprohet. ‘Shteti’ i opozitës shqiptare është Genc Gjokuaj, ai është përfaqësuesi ligjor i dy drejtuesve të opozitës, njëri arrest me burg dhe tjetri arrest shtëpiak. Shikojmë andej nga qeveria, edhe Çyrbjen e morën me statusin e ish-deputetit. Kush e thirri që duhej të jepte dorëheqjen dhe përse u shmang procedura që dosja e tij, që është hartuar fund e krye nga europianët, përgjimet e Sky ECC i erdhën prokurorisë 4 vjet më parë, megjithëse ishin bërë turshi, s’mund të justifikohej më tek ata që i sollën për ta arrestuar atë si deputet duhej të shkonin ca dosja, ca të dhëna. Dosjen e Metës nuk ka pensionistë në tiranë që nuk e ka WhatsapApp. Për dosjen e Çyrbjes na thonë që është sekret hetimor.

Aty, sipas njoftimit të SPAK, ka si është bashkëpunimi me bandat kriminale, si janë blerë votat për këtë subjekt elektoral, se si bandat përcaktonin listën e kandidatëve për deputet. Nëse shohim që Fatimja ia dha kartën e kreditit mbesës, nipit, jo vila me qira, shuhet edhe kuriozitet njerëzor, ndërkohë që privohemi të shuajmë kuriozitetin njerëzor se si bliheshin vota, se si hapeshin dyert për drogën në portin  Durrësit. Se si një deputet përdorte mandatin për të informuar një përfaqësues të rrezikshëm të mafies”, tha Babaramo në Report Tv.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Babaramo thotë se duhet të marrë fund pandëshkueshmëria, por thekson se drejtësia duhet të jetë e njëtrajtshme nga të gjitha anët, si nga opozita njëjtë edhe nga mazhoranca.

“Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria, por duhet të jetë e njëtrajtshme në të gjitha anët, pasi pastaj nga drejtësi do kthehej në luftë bandash politike. Meta ka kohë që bën reagime emocionale, propaganduesit e qeverisë janë marrë me formën emocionale të reagimeve të tij. Të qëndrojmë të standardi i dyfishtë. Disa e quajnë arrestim, mbështetësit e tij e quajnë rrëmbim. Për të gjithë biem dakord që ishin skena poshtëruese.

Drejtësia do këtë fshirë vetëm krerët e opozitës dhe peshq të vegjël periodik, si do shkohet në zgjedhje? Të ketë procese të drejta të hapura dhe në kohën e duhur. Si do shkohet në prill të vitit 2025 në zgjedhje, kur do ushtrohet drejtësi? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Nëse është drejtësi e vonuar në kohë para zgjedhjeve, atëherë bëhesh palë”, vijoi Babaramo.