TIRANE- Italiani Massimiliano Nikolini, i cili me denoncimin e tij çoi në burg Asllan Patriotin ish koordinatorin e grevës së urisë të përndjekurve grevistë, rrezikon t’i hapë shumë probleme dhe vetes.

Në qendër të misterit mbetet përsëri makina luksoze Jaguar model XKR, ngjyrë e zezë për të cilën italiani kishte denoncuar vjedhjen dhe sipas akuzave të tij Patrioti ja gjeti duke pretenduar pagesën e 700 eurove.

foto 1 e re
(Ne foto Jaguari)

Po ku ka përfunduar kjo makinë Jaguar? Disa ditë më parë A1 Report zbuloi se me 3 shtator Nicolini e kishte vënë në shitje. Në njoftimin onlinë, Nicolini deklaronte se makina e tij vlente 140.000 euro, e blere ne 2008, por ai e shiste për vetëm 38 mijë euro, një çmim i diskutueshëm. Poshtë njoftimit ishte vendosur dhe numri i tij i telefonit, me të cilin mund të kontaktohej.
foto2 nikolini
(ne foto Njoftimi on line per shytje e makina nga Nicolini)

Sot gazeta Shqiptarja.com ka bërë një tjetër investigim dhe zbuloi një tjetër mister: makina e Nikolinit rezulton akoma në listën e ministrisë së Brendshme italiane si makinë e vjedhur. Pra, edhe pse e ka gjetur në Shqipëri dhe madje e ka vënë në shitje, për autoritetet italiane makina e tij Jaguar rezulton akoma e vjedhur.
foto3 nikolini
(Foto: Artikulli i Gazeta Shqiptarja.com)

Redaksia jonë bëri një tjetër verifikim. TV A1Report zbuloi numrin e targës së Jaguarit të Massimiliano Nikolinit. Targa është DE 577 YT. Me këtë targë u futëm në sistemin e kontrollit të makinave të vjedhura të cilin Ministria e Brendshme italiane e ofron online dhe vendosëm numrin e targës.

Nga rezultati i i kërkimit, makina Jaguar e Massimiliano Nicolinit me targa DE 577 YT akoma dhe sot rezulton e vjedhur në Itali. Këtu zbulojmë se denoncimi i vjedhjes në Itali është bërë në kazermën e karabinierëve të qytetit verior të Breshias me 21 mars 2012, por deri më sot Nicolini nuk ka informuar asnjë autoritet italian dhe me siguri as kompaninë e sigurimeve që makina e tij në të vërtetë është gjetur.
foto4 nikolini
(Foto: Denoncimi i vjedhjes sipas faqes online te Ministrise se brendshme Italiane)

Sipas marëveshjeve në fuqi mes Italisë dhe Shqipërisë kundër trafikut të makinave të vjedhura, ajo makinë Jaguar duhet të ishte sekuestruar nga policia shqiptare sepse rezulton e vjedhur në vendin fqinj. Por mbetet një mister: Makina është blerë dhe është akoma në pronësinë e një shoqërie lizingu. Pra Nikolini në të vërtetë nuk e ka përfunduar pagesën. Pra, sipas ligjit ai nuk ka të drejtë as ta shesë.
(am/shqiptarja.com)