Arrestimi i rivalit të Erdogan, Turqia ‘vlon’ nga protestat e ashpra! 1133 të arrrestuar brenda një jave (VIDEO)

Turqi-Dhjetëra mijëra u mblodhën në natën e pestë radhazi, përpara godinës së bashkisë së Stambollit me protestat që vijuan kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

Kryetari i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel iu drejtua turmës me apelin që të bojkotojnë kompanitë pranë pushtetit.

Të dielën partia zhvilloi zgjedhjet primare brenda partisë ku siç tha Ozel, morën pjesë mbi 14 milion votues të cilët votbesuan Ekrem Imamoglu si kandidatin presidencial.

Shifrat e pjesëmarrjes, sipas kreut të kësaj partie vërtetojnë që presidenti Erdogan, ka arrestuar miliona mbështetës, duke vënë në skenë një grusht shteti të mirëfilltë.

Gjykata e la në paraburgim kryebashkiakun e arrestuar, ndërsa më pas Ministria e Brendshme turke njoftoi se ai gjithashtu ishte shkarkuar nga detyra. Në Stamboll protestuesit u përfshinë në përplasje të ashpra me policinë e cila kreu arrestime të shumta.

Edhe në Ankara policia turke u përfshi në përplasje të egra me protestuesit që kundërshtojnë arrestimin e Imamoglu, për disa orë. Forcat e sigurisë i shpërndanë ata më pas me ujë me presion.

Protestat cilësohen si më të ashprat në dhjetëvjeçarin e fundit, ndërsa 1133 persona janë arrestuar që prej nisjes së tyre, më shifrat që u njoftuan nga Ministri i Brendshëm turk. Liderë europianë i kanë dënuar veprimet ndaj Ekram Imamoglu si të politizuara dhe jodemokratike.

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për korrpusion dhe terror, kjo e fundit pësi organet e hetimit pretendojnë se Imamoglu dhe qindra të lidhur me të kanë ndihmuar edhe partinë kurde pkk e cila është future nga Erdogan në listën e organizatave terroriste.    

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Vendim i drejtë dhe hap i madh diplomatik

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Vendim i drejtë dhe hap i madh diplomatik