Arrestimi i Safet Bajrit, jehonë në mediat belge: U përpoq të merrte kontrollin mbi prostitucionin në Belgjikë

Arrestimi i Safet Bajrit, jehonë në mediat belge: U përpoq të merrte kontrollin mbi prostitucionin në Belgjikë

Safet Bajri, i arrestuar nga policia ditën e djeshme

Arrestimi i Safet Bajrit (Rustemi) në Tiranë mbrëmjen e djeshme pas një hetimi 6 mujor është përcjellë edhe në mediat belge. E përditshmja RTBF, në një shkrim të sotëm shkruan se Rustemi konsiderohet si një kriminelë nga më të rrezikshmit në Evropë. Në shkrim theksohet se familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri, ndërkohë që në Belgjikë, ai deshi të merrte me dhunë kontrollit e skenës së prostitucionit.

’Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën.

Vitin e kaluar, ai mori një dënim të parë prej 9 vjet burg. Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht. Njeriu qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë”, shkruan media belge ‘’RTBF”.

Safet Rustemi u bë i njohur pas një shkrimi të mediave belge të cilat e cilësonin Rustemin si një nga njerëzit më të kërkuar në Belgjikë. Mediet belge në shkrimet e tyre thonin se Shkodra ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze të cilat kishin në dorë të gjitha lëvizjet në këtë qytet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër