Dënimi i Tahirit, Soreca: Sinjale të mira për punën e gjyqtarëve e prokurorëve, por presim më shumë! Jemi në bisedime me partitë për zgjatjen e afateve të vetingut

TIRANË- Dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg, ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca tha se është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend.

Nga Korça, diplomati europian tha se po shohin frytet e Reformës në Drejtësi, me gjykata të pavarura, por theksoi se nuk është mjaftueshëm, pasi pritshmëritë janë më të mëdha.

"Nuk komentoj për procedura në vijimësi apo për çështje specifike, por mund të them se të shikosh disa, megjithatë po të shikohen disa nga vendimet e fundit, të gjykata shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për gjyqësorin. Ne shohim sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorë, nuk është e mjaftueshme, ne presim më shumë nga të gjithë njerëzit e drejtësisë", tha Soreca.

Soreca nxiti dhe njëherë votimin pro zgjatjes së afateve të vetingut në drejtësi, ndërsa zbuloi negociatat me të gjitha forcat politike në vend sa i takon kësaj çështje që kërkon shumicë të cilësuar votash. Një votë pro Vettingut, është votë pro të ardhmes në BE, ka theksuar ai.

"Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ne vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit e në veçanti edhe për zgjatjen e Vettingut’- tha Soreca.

Në fund ka pasur edhe një koment të shkurtër, ndonëse pa një përgjigje konkrete, edhe për Sali Berishën, i cili edhe pse i shpallur 'Non Grata' nga SHBA, vijon të bëjë fushatë.

“Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes", përfundoi ambasadori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Berisha në fushatë edhe pse është Non grata nga SHBA? Soreca: Nuk komentoj zhvillimet e brendshme të një partie, ndjekim parimin e mosndërhyrjes

 

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u pyet për një koment për aktivitetin e Sali Berishës dhe pjesëmarrjen në fushatë edhe pse është shpallur 'Non Grata' nga SHBA. Nga Korça, ai deklaroi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet e brendshme të një partie. 

“Më lejoni të mos komentoj për zhvillimet e brendshme të një partie. Ne kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Do ketë dhe zgjedhje në të ardhmen. Në të njëjtën kohë vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend edhe sa i përket çështjes së vettingut”, deklaroi Soreca.

Ora 11:00
Shtyrja e afateve të vettingut, Soreca: Votimi pro është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE! Jemi në bisedime me partitë për zgjatjen e vetingut

Kur mbeten vetëm pak ditë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut, dhe PD ende nuk ka një qëndrim për këtë çështjen, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar nga nga Korça përsëriti në lidhje me këtë. Soreca përsëriti thirrjen për votimin e zgjatjeve të afatve të vettingut, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Soreca tha se votimi për zgjatjen e vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Soreca zbuloi negociatat me të gjitha partitë politike ndërsa nxiti votimin pro zgjatjes së afateve të vettingut në drejtësi.

‘E dini që qëndrimi i BE është e qartë, në fakt që në nëntor zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe i vettingut është tejet i rëndëishëm për vendin. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen me dy vite, dhe është e rëndësihme që të sigurohen të njëjtat standarde për vettingun e gjyqtarëve. Votimi për zgjatjen e afateve të vettingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ne vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit e në veçanti edhe për zgjatjen e Vettingut ’- tha Soreca.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë