Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me 6 mijë fishekët që u sekuestruan në kufirin me Serbinë, ku një serb tentoi t’i fuste në mënyrë kontrabadë në veri të vendit.
Kurti e konsideroi operacionin si një tjetër fitore për sundimin e ligjit dhe shkruajti së qeveria nuk do të tregojë tolerancë ndaj trafikut të armëve dhe veprimeve të kryera me qëllim mbështetjen dhe krijimin e konflikteve.
“Një fitore tjetër për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant të armëve që tentoi të kontrabandonte 6 mijë e 300 fishekë nga Serbia. Qeveria jonë nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimit të organizuar dhe për çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfiktin- kudo në territorin tonë”, shkruan Kurti në postimin e bërë.
Ditën e djeshme një serb u arrestua në veri të Kosovës ku tentoi të fuste në fshatin Jashanicë të Leposaviçit plot 6300 fishekë. Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në një reagim të bërë tha se kjo tregonte sërish se grupe të caktuara të mbështetura nga Beogradi, synojnë të destabilizojnë Kosovën.