ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 16 kg heroinë, sasi kjo që sipas mediave italiane, ishte nisur nga Durrësi.
Mësohet se droga ishte fshehur në hapësirën mes dy sediljeve dhe bashkë me të u gjetën dhe 3700 euro. Sipas hetuesve në shtetin fqinj, këto para janë fituar nga aktiviteti kriminal. Guardia di Finanza ka publikuar video nga operacioni, ku tregohet ekzaktësisht vendi ku ishte fshehur lënda narkotike. Siç është raportuar më herët, në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Shqipëria, por nuk jepen informacione për identitetin e tij.
Nëse kjo sasi do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 500 mijë eurove. Ajo, sipas mediave italiane, ishte nisur nga Durrësi, u kap në portin e Anconës, por vijojnë hetimet për të mësuar destinacionin final dhe pritësit e kësaj sasie.