TIRANE- Zbardhen detaje të reja nga hetimet për përshirjen e Fatos Skejës dhe Gojart Locit në gjobvënien dhe pengmarrjen e biznesmenit shqiptaro amerikan, Ramazan Hima.

Një ndër provat kryesore për organin e akuzës ka qenë një fije floku e gjetur në kabinën e automjetit të përdorur gjatë operacionit të gjobvënies në periferi të Tiranës, në zonën e Dajtit.

Sipas prokurorisë, fija e flokut i përket Locit ndërsa automjeti i gjetur ka qenë në përdorim nga Fatos Skeja truproja e ish kryeministrit Sali Berisha.

Paçka se automjeti është në pronësi të një prokurori në Kukës, nga deklarimet e dhëna Skeja ka pranuar që përdorej prej tij pasi ja kishte marrë hua prokurorit. Por për sa i përket përfshirje së mjetit në gjobvënie, Skeja mohon akuzën duke deklaruar se mjetin ja kishin vjedhur.

Një ditë më parë Skeja dhe Loci mbetën në burg pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda, ndërsa pritet gjykimi në themel i çështjes për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

fatos skeja
(Foto: Fatos Skeja në gjyq)
 
GJYKATA E LA NE BURG, SKEJA ME SULMOJNE POLITIKLISHT
Nuk kam asnjë lidhje me gjobën dhe akuzën që më bëhet nga Prokuroria. Unë po sulmohem politikisht për shkak se jam përfolur se kam shërbyer për Sali Berishën”.

Kjo është dëshmia që Fatos Skeja, ish-bodigardi personal i Sali Berishës ka dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kjo e fundit ka lënë në burg Fatos Skejën,i akuzuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan, që në fakt është kushëri i Skejës.

Skeja u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi u vërtetua nga hetimet e Prokurorisë se ai i kishte venë gjobë biznesmenit në shumën e 100 mijë dollarëve.

Në burg gjithashtu është lënë edhe bashkëpunëtori i Skejës, Gojart Loci. Ndërsa të dy personat si Skeja ashtu edhe Loci, gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)