Arrestimi i trajnerit Grima, reagon FSHF: Besojmë tek pafajësia, presim verdiktin e drejtësisë

Arrestimi i trajnerit Grima, reagon FSHF: Besojmë tek pafajësia, presim verdiktin e drejtësisë

Foto ilustruese

Pas arrestimit të trajnerit të kombëtares së futbollit për femra, Armir Grima, ka ardhur dhe reagimi nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në një njoftim për mediat, FSHF thekson se ky institucion është i prirur të besojë tek pafajësia e Grimës, dhe se është duke ndjekur me qetësi ecurinë e kësaj ngjarje. FSHF thekson se do të presë vendimin e drejtësisë për Grimën.

Reagimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.


Lajmi kryesor:

Trukimi i ndeshjeve/ Si e kishin zgjeruar aktivitetin Bajrajt, trajneri dhe portieri pjesë e grupit


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli