Edhe opozita ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos. Sali Berisha bazohet tek mesazhi që i sjell qytetari dixhital që thotë se vendimi për urdhër arrestin është bërë 4 ditë më parë por e ka bllokuar Edi Rama.
Sipas Berishës, Dako po mbahet në burgun e të privilegjuarve që edhe këtë herë përmes qytetarit dixhital shfrenon fantazinë dhe pretendon se është burgu i VIP-ave që i ngjan atij të ish-lordit të drogës, Pablo Escobar.
Ndonëse raportohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Tiranë, Berisha thotë se është në burgun e VIP-ave ku i përcakotjnë vetë kushtet.
“Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Përshëndetje doktor. Asnjë nuk e trajton se pse vendimi i arrestit është nxjerrë të premten me firmën e gjyqit. Kurse ekzekutimi bëhet pas 4 ditësh.
Kush e bllokoi? Sigurisht Rama! Kompromis? Në burgun e Durrësit është bërë gati dhoma tek sektori shëndetësor. Perderisa po hetohen nga SPAK-u, duhet të qëndrojnë ose tek 313 ose 302. Ai sektor po bëhet burgu i VIP-ave dhe të kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky që i përcaktonte kushtet.... miqësisht”, shkroi Berisha.
Për arrestimin e Vangjush Dakos ka reaguar edhe Edi Paloka duke thënë se do lirohet shumë shpejt se nuk do e hapë gojën për Ramën ndërsa pretendon se ky i fundit e ka bërë skenarin ndërsa regjia është bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa Ervin Salianji e cilëson zhvillim pozitiv arrestimin e Dakos dhe thotë se SPAK duhet të inkurajohet e të godasë mafien politike që vjedh zgjedhjet.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arrestuar në 6 qershor me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij lidhur me lejen e ndërtimit të kateve shtesë në një pallat të ndërtuar 11 vite më parë si dhe për një tender të dhënë në vitet 2014-2015 duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Në pranga kanë rënë edhe 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtorisë së Urbanistikës në Durrës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka firmosur 10 masa arresti, 7 prej të cilave ‘arrest me burg’ dhe 3 ‘arrest shtëpie’.

Ervin Salianji e ka cilësuar zhvillim pozitiv arrestimin e Vangjush Dakos. Sipas tij, SPAK duhet të vijojë goditjen e mafies politike që dhunon zgjedhjet dhe zhat e komandon qytetarët.
“Pavarësisht se i vonuar, arrestimi i Vangjush Dakos është zhvillim pozitiv për rritjen e fuqisë goditëse dhe hetimeve të SPAK tek personat me pushtet politik dhe lidhje me qeverinë!
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ne kemi denoncuar prej vitesh abuzimet skandaloze, korrupsionin masiv, deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shkatërrimin e zgjedhjeve, betonizimin e Durrësit, shpërblimin e grupeve kriminale me ofiqe qeveritare dhe pasuri publike!
Dako është një prej zbatuesve në terren të involvimit dhe përfshirjes së krimit në zgjedhje, në shkatërrimin dhe vjedhjen e tyre, pamundësinë për të garuar për shkak të shpërblimit masiv dhe lehtësimit që i bente grupeve të krimit të organizuar!
Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synonte dhe synon të mpijë reagimin e shoqërisë, qeveria ka imponuar pranimin e krimit si standard duke asgjesuar votën dhe praktikisht asgjesuar demokracinë në vend!
Të shpresojmë dhe inkurajojmë SPAK dhe institucionet e drejtësisë që ky mos jetë rasti i fundit por i pari që nis goditjen me themel të mafias politike që dhunon gjatë zgjedhjeve dhe zhvat dhe komandon qytetarët më pas!” – shkroi Salianji.

Edi Paloka ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos duke thënë se gjithcka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim.
“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.
Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.
Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”.
Kjo është drejtësia e reformuar.
Skenari: Edvin Rama
Regjia: Yuri Kim”, shkroi Paloka.
-
Po ketij Salihanit,akoma s'i erdhi rradha te bej denimin e marre nga drejtesia?
Përgjigju -
Ky,i konsideron te gjithe njerzit si vetja.Pse nuk flet Ky per Berishen e Bashen nuk flasin edhe te tjeret.Ky,eshte nje sherbetor besnik i personit me te lakuar per krime ne Shqiperi.A do te flase ndonjeher hapur Ky person?
Përgjigju -
po ky qe beri mijera nena te vishen me te zeza qe 30 vjet kur po i vihen prangat
Përgjigju -
Sako u arrestua nga SPAKU per korruosion dhe Ky eshte nje Sinhala I mire se drejtesia pi vepron.Pir re degjosh kete peshjaqenin evkrimut shteteror sgqiptar si Saliu she nje mashtryes irdiner si Salianji te flasin per luften kunder kirrupsionin kjo eshte e paduryeshme bile irriton masen e Madge re popullit sgqiptar qe kerkon drejtesi dhe Jo njeanshmeri
Përgjigju












Komente
Komento