Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Gjiknuri: Akuzat e opozitës groteske! Qesharake që akuzohet se një shqiptar po ‘lëviz fijet’ e botës

Partia Socialiste i cilëson groteske të gjitha lidhjet që opozita shqiptare i ka bërë çështjes së arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Damian Gjiknuri tha se njëri prej personave të përmendur ka pasur lidhje me Sali Berishën por ka qenë edhe mik me Azem Hajdarin. Sipas tij, akuzat e opozitës se një shqiptar po lëviz 'fijet e botës' janë qesharake.

Për takimet e Ramës dhe vetë sekretarit të përgjithshëm të PS me Charles McGonigal gjatë udhëtimeve të këtij të fundit në Shqipëri, shprehet se nuk mund të konsiderohen fajtorë sepse askush nuk do i thoshte “jo” takimit me një zyrtar të lartë të FBI. Teksa përmend dosjen e Nick Muzin dhe lidhjen me PD e përfitimin e parave ruse, Gjiknuri thotë se nuk duhet të ngatërrohet ajo dosje e faktuar me çështjen e zyrtarit të FBI-së që është duke u hetuar.

“Zyrtari në fjalë që ka qenë zyrtar shumë i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Akluzat për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Ngjarjet që përmenden nuk faktojnë thyejnë të autoriteteve shqiptare. Ai ka pasur thyerje të etikës se nuk ka deklaruar vizitën dhe ndaj gjykohet edhe për këtë.  Ky lajm ka rëndësi për Amerikën sepse është cenuar integriteti i një institucioni kaq të rëndësishëm. Ndërsa akuzat këtu janë qesharake. Na dilka një shqiptar me origjinë nga Tropoja, njohje e Sali Berishës, ish-mik i Azem Hajdarit, kushëri i Besnik Mustafajt etj që na lëvizka interesat e gjithë botës? Këto janë qesharake.  Berisha nga rusofil kthehet në rusofob. Çdo ngjarje që ndodh në botë e lidh me Rusinë. Në themel mund të jetë rusofil që hiqet si rusofob që çdo gjë që ka në mendje dhe dëshiron të bëjë ia faturon tjetrit”, tha Gjiknuri.

I pyetur në lidhje me koncesione që mund të jenë dhënë në Shqipëri me ndërhyrjen e zyrtarit amerikan, Gjiknuri tha se janë totalisht përralla që po kthehen në groteske.

“Janë ato përrallat shqiptare që kthehen groteske ku flitet për një kompani shqiptare e cila qëllon që një pjesë të aksioneve i ka kompania Strabak dhe është kompani publike ku një pjesë të aksioneve ka pasur edhe Deripasko. Me sa di unë vitet  fundit ka dalë nga kjo kompani për shkak të sanksioneve. Një oligark na dilka që ka ardhur në Shqipëri me një serë luleshtrydhesh. Janë kompani që kanë mbi 20 vite që punojnë në Shqipëri. Kanë punuar edhe me Sali Berishën. Të bësh lidhje të tilla indirekte është qëllimi për tu kapur pas çdo fije kashte. Kësaj që i bëjnë me dashje dhe në mënyrë të trashë groteske përkthimin nga anglishtja ta kthejnë në material përgjuese si mund t’i besosh mendjeve të tilla. Garat në Shqipëri janë të gjitha publike. Do të ishte qesharake se një biznesmen i madh paska dëshirë të bëka biznes me luleshtrydhe”, tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, e gjitha është tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me vrasjet e 21 janarit. Sa i përket lidhjes së politikës shqiptare me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, thotë se çështja është zbardhur nga drejtësia amerikane dhe takimet në Shqipëri nuk mund të konsiderohen si krime.

“Do të thotë , zyrtar i lartë ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje të tij, që nuk e di, drejtësia do e provojë amerikane, për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus. Dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë. Ngjarjet që përmenden në fjalë, takimet, nuk faktojnë krime të kryera nga autoritetet shqiptare apo përfshirje të autoriteteve shqiptare. Përkundrazi, ai ka pasur një thyerje të besimit, të etikës së tij profesionale për mosdeklarimin e kontakteve që ka pasur”, tha Gjiknuri.

Amerikani McGonigal që u arrestua dy ditë më parë në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Arrestimi i zyrtarit të FBI në SHBA, Gjiknuri: Berisha rusofil që hiqet si rusofob, regjisor si te filmi “Fije që priten” me Sami Amenin 

1674641100_WhatsAppImage20230125at10.49.34.jpeg

Sekretari i përgjithshëm, Damian Gjiknuri i konsideroi akuza ndaj kryeministrit Rama për takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, si një tymnajë që synojnë të heqin vëmendjen nga një ngjarje tjetër.  Në një intervistë për mediat, Gjiknuri tha se këto janë histori qesharake që thuhet nga Berisha dhe që ngjasojnë me filmin “Fije që priten” me personazhin Sami Ameni. 

“Historia kthehet vërtet në qesharake dhe është bërë po të them me qëllim vetëm e vetëm që të sfumohet e vërteta që ka të bëjë  me 21 janarin dhe me faktet e reja. Këto janë nga ato filmat thriller që vetëm në mendjen e Sali Berishës apo të tjerëve që i amplifikojnë të mund të quhen të vërteta. Pra, që një shqiptar lëvizka interesat e të gjithë botës apo kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i gjithë botës. Deri dje thoshin Xhorxh Soros, tani na doli dhe një shqiptari amerikan, kushëriri i Besnik Mustafait etj. Pra qytete shqiptarë dhe amerikan që vjen  e hyn në Shqipëri, sa herë të dojë dhe na dilka që gjithë ky komplot na u bëka nga zyra e Edi Ramës deri në këto nivele të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra këto janë histori qesharake.

Sinqerisht më duken si ato , është si të marrësh,  regjisorin e filmit “Fije që priten”, me Sami Amenin, dhe t’ia vësh tani filmave të sotëm me agjentin 007, madje post Danien Craig. Vetëm në mendjen e Berishës mund të ndodhin këto. Po unë kam  një shpjegim kështu gjysmë psikologjik për këto. Kjo është për t’u parë, por përgjithësisht njerëzit, Berisha mund të jetë nga rusofil kthehet në rusofob. Çdo ngjarje botërore e lidh me Edi Ramën dhe me Rusinë. Kështu thotë për portin e Durrësit, kështu thoshte dhe kështu erdhën dhe ata agjentët tek ata rrënojat sovjetike në Gramsh, i la Edi Rama që të na zbulojnë sekretet ushtarake. Të tilla gjëra ka thënë gjithmonë, por në themel, ai mund të jetë rusofil dhe hiqet si rusofob që çdo gjë do ta shpjegojë me interesin e tij. Pra çka në mendje e bën vetë, do që t’ia atribuojë tjetrit.  Megjithatë kjo është një lloj sindrome psikologjike që i takon të tjerëve ta studiojë , por të paktën ky fakt është i dukshëm. Këto janë lidhje rastësore, që nuk kanë lidhje fare me interesat gjoja të mëdha të Rusisë në Shqipëri, por përkundrazi janë si i mbyturi që kapet pas një dege, pas fijes së kashtës kur e ka marrë rrjedha e lumit dhe lumi i historisë po e çon aty ku ai nuk mund të ngrihet më”, tha Damian Gjiknuri.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë