TIRANE- Një poker mashtruesish, kjo duket se është esenca e historisë së arrestimit të kooordinatorit të grevës Asllan Patrioti. Pasi një shtetas italian e ka denoncuar për mitmarrje me anë të mashtrimit, Shqiptarja.com ka zbuluar se shtetasi italian që ka bërë denoncimin në fakt është një mashtrues klasi, ai quhet Massimiliano Nicolini, është 36 vjeç dhe ka disa dhjetra precedentë të mashtrimit si në Itali por gjithashtu edhe në vendin tonë.
Zoti Nicolini është hetuar intensivisht nga prokuroria e Breshias në Itali në qershor të vitit 2011 pasi ai hiqej kinse si konsull nderi i Shqipërisë në Breshia. Pasi kishte marrë në përdorim një vilë dy katëshe në Breshia ai ka nxjerrë në ballkone flamurin shqiptar ndërsa brenda vilës dy katëshe ai mbante disa simbole dhe kredenciale të rreme që e paraqitnin atë si konsull të Shqipërisë në Breshia. Prokuroria e këtij qyteti nisi hetimet ndaj tij pasi ra në gjurmët e këtij mashtrimi. Gjithçka nisi kur agjentët po kërkonin të dhëna mbi aktivitetin e dyshimtë në vilën e marrë në përdorim, ndërsa Massimiliano Nicolini doli dhe u tha agjentëve italianë se ata nuk mund të kryenin kontrolle në këtë vilë pasi ajo kishte imunitet diplomatik. Agjentët menjëherë nisën hetimet pasi ishte e pamundur që ata të mos ishin informuar se në atë zonë ishte e atashuar një seli diplomatike.
TRUKIMI
Ndërsa në Qershor 2011 Massimiliano Nicolini u hetua në Breshia për mashtrim me kredencialet diplomatike, dy muaj më vonë, sërish në Breshia ndaj tij nisi një hetim për trukim të bilanceve dhe krijim të skemave të mashtrimit bankar nga prokuroria e Breshias. Nga ky hetim u zbulua se bëhej fjalë për një mashtrim në vlerën e 17 milionë eurove. Gjithçka nisi kur pronari i një kompanie të prodhimit të veshmbathjeve i quajtur Alberto Prignachi shpalli falimentimin në gjykatë. Kompania e Prignachit falimentoi, por hetuesit zbuluan se ai sëbashku me Massimiliano Nicolinin dhe një ekspert kontabël kishin thurur një skemë perfekte mashtrimi. Sipas hetimeve, eksperti kontabël kishte trukuar bilançet e kompanisë së veshmbathjeve duke rritur fiktivisht kapacitetin e të ardhurave dhe fitimeve. Ky veprim kishte krijuar kushtet e duhura që biznesmeni Prignachi të aplikonte i qetë në banka dhe të merrte kredi dhe overdraft-e të cilat llogariten në rreth 17 milionë euro. Kompania e veshmbathjeve rezultonte pjesë e inkorporuar e një rrjeti kompanish që bënin pjesë në grupin e biznesit "NPL GEST". Po kush ishte personi që qëndronte në krye të grupit "NPL GEST"? Ishte Massimiliano Nicolini. Sipas hetuesve italianë skema ishte e atillë që nëpërmjet rrjetit të kompanive , lekët e thithura nga banka të depozitoheshin më pas në rrjetin e kompanive dhe më pas të kalonin në llogaritë e disa bankave "offshore" në Belize duke humbur kështu gjurmët e përfituesve të këtyre parave.
KONTAKTI
Massimiliano Nicolini rezulton se ka themeluar në Shqipëri dy kompani. Në vitin 2009 ai ka themeluar kompaninë "Balcan Investment", ndërsa në Shtator 2012 ai ka themeluar një tjetër kompani të quajtur "Balcan Company". Shqiptarja.com kontaktoi dje numrin e kontaktit të kompanisë "Balcan Investments" të afishuar në faqen elektronike të QKR-së. Nga ana tjetër e telefonit u përgjigj një shtetas shqiptar i quajtur E. Beqiraj i cili porsa mësoi se donim të kontaktonim shtetasin italian Nicolini na dha një përgjigje krejt të paparashikuar: "Jo, ky numër është regjistruar dikur në emër të kompanisë së Massimilianos, kompaninë e regjistrova unë, ndaj figuron ky numër. Unë nuk kam më lidhje me atë person që prej vitit 2009 sepse është një mashtrues ordiner. Nuk e di për çfarë e kërkoni ju atë por kam për detyrë t'iu them të bëni kujdes. Është mashtro klasik. Unë skam më kurrëfarë kontakti me të për shkak se më ka mashtruar keq dhe kam humbur shumë lekë nga mashtrimet e tij", - tha dje personi i kontaktuar në numrin e kompanisë "Balcan Investments".
MASHTRIMET
Massimiliano Nicolini duket se ka qenë aktiv deri në vitin 2009 dhe në marrëdhënie bashkëpunuese me Ambasadën Shqiptare në Romë. Në vitin 2009 dy futbollistët shqiptarë Lorik Cana dhe Igli Tare financuan kthimin në atdhe të një vepre të rrallë arkeologjike e cila ishte vjedhur në muzeun e Butrintit në fillim të viteve 90'. Vepra quhet "Koka Askleptus e Zeusit" dhe me rastin e kthimit të saj në Shqipëri ambasadori shqiptar në Romë Llesh Kola organizoi dhe një ceremoni të posaçme. Në këtë ceremoni ishte pjesëmarrës edhe shtetasi italian Massimiliano Nicolini i cili kishte sponsorizuar kokteilin e ceremonisë. Më pas Nicolini gjatë kontakteve të tij të biznesit në Tiranë dhe Itali përdorte fotot e kësaj ceremonie dhe prezantohej si një bamirës italian që kishte sponsorizuar kthimin e veprës arkeologjike, ndërsa në fakt ai vetëm sa kishte paguar për pijet e kokteilit. Por bëmat e Nicolinit nuk ndalen këtu. Ai rezulton se ka mashtruar dhe një biznesmen italian të quajtur Livio Faliselli. Ky i fundit është pronar i kompanisë "Faliselli srl" dhe në njërën prej njoftimeve të kësaj kompanie thuhej se pronari i kompanisë kishte takuar përfaqësuesin konsullor të Vatikanit në Tiranë Massimiliano Nicolini. Ky rezultoi një tjetër mashtrim i Nicolinit, kësaj here si përfaqësues kosullor i Vatikanit në Tiranë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com, 19 tetor 2012 )
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com