Arrestimit i Belerit, DASH reagon për mediat greke: U bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

Arrestimit i Belerit, DASH reagon për mediat greke: U bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

Fredi Beleri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i Berishës e Metës për bashkinë e Himarës.

Reagimin i DASH është bërë për mediat greke, teksa iu është përgjigjur korespondentëve grekë në Uashington. Në mediat greke thuhet se një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

Në veçanti, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit tha për mediat greke.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”.- thuhet në reagimin e DASH.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 13/05/2023 16:40

    Nje deklarate e drejte dhe pa ekuivoke,POR DASH ME SHTETET E BALLKANIT DUHET TI BEJE DEKLARATAT ME TROÇ DHE ME SHUM SE KJO SE DIHET BALLKANASIT DO TI KOMENTOJNE SIPAS QEFIT ORE TROÇ FARE TI THOTE MYLLNI GOJEN DHE MOS HANI MUT SE PO E HAPEM NE (AMERIKA)GOJEN EDHE ATO DY BREK QE JU KANE NGEL DO TI MORIM NE DHE MASNEJ TE SHIFNI JU .......

    Përgjigju
  • Dori: 13/05/2023 12:40

    Bravo Amerikes! Omonia duhet shpallur organizate terroriste!

    Përgjigju
  • e drejta: 13/05/2023 10:22

    BRAVO DASH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës