Arrestohen 19 persona e vihen nën hetim 10 të tjerë në Korçë, në timon të dehur e pa leje drejtimi

KORÇË- 19 persona janë arrestuar për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht në Korçë, ndërsa janë vënë nën hetim 10 të tjerë. Nga të arrestuarit, 11 prej tyre drejtuan mjeti në gjendje të dehur dhe 8 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë gjobitur 5874 drejtues mjetesh, pezullohen 49 ​ leje drejtimi, si edhe janë dërguar në OASH 190 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

1881 masa për parkime të gabuara;

1031 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

75 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

2887 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse