VLORË – Korrupsioni vë në pranga dy sekserë në Vlorë. Luan Ramo Birçaj dhe Ilirjan Feti Mezinaj janë arrestuar nga strukturat kundër krimit financiar e ekonomik pasi në bashkëpunim me njeri – tjetrin i kanë marrë një shtetasi 3 mijë euro përkundrejt një vendi pune në arsim.
Burimet zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur në muajin qershor të viti të kaluar, të dy i kanë premtuar një shtetasi se do t’i gjenin një vend pune në arsim, vajzës së tij dhe për këtë i kanë marrë 3 mijë euro.
Interesant në këtë çështje është thirrja që policia e Vlorës iu ka bërë qytetarëve: “Në rast se ju kërkohet rryshfet nga zyrtarët e institucioneve shtetërore për shërbime të caktuara apo për një të drejtë që ju takon, të paraqiteni për të kallzuar këtë fakt penal në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë ose në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi do të gjejnë mbështetjen maksimale nga këto organe ligjzbatuese.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com