GJERMANI-Policia gjermane kapi dje në mbrëmje dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje, në qytetin Warstein.
Sipas policisë gjermane bëhet e ditur se dy shqiptarët kishin hyrë në një shtëpi, ku jetonte një grua 67-vjeçare, dhe nën kërcënimin e armës e kanë lidhur në një karrige dhe i kanë mbyllur gojën të moshuarës.
Pasi kanë lidhur dhe mbyllur gojën të moshuarës, shqiptarët dyshohet se kanë filluar të kërkojnë sende me vlerë dhe pasi i kanë gjetur, ata janë larguar. Më pas zonja e shtëpisë pasi u lirua nga litarët ka lajmëruar policinë.
Me helikopter dhe me qenë policorë, policia ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur në afërsi. Tjetrin ka arritur ta kapte në një zonë malore.
Të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com