Sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kryeqytetit bëhet me dije se operacioni policor i koduar "Lejet e drejtimit", nga sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve, Ilia Brahim Ameti, 64 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me detyrë instruktor pranë një autoshkolle, si dhe Astrit Hamit Hima, 44 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Policisë Ushtarake në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se u kërkonin dhe merrnin përfitim të paligjshëm në vlerën 40.000 lekë, kursantëve të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjen pranë anëtarëve të komisionit dhe shpalljen fitues në provimin teorik për lejen e drejtimit.
Të ndaluarve iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dosje të ndryshme kursantësh, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Materialet ju kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Arrestime të tjera gjatë 24-orëve të fundit:
Policai e Tiranës arrestoi mbrëmë në orën 22:30', shtetasin në kërkim Ymer Lulzim Alushi, 19 vjeç, banues në të Tiranë. Ky ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar me 1 vit burg në mungesë për Veprën Penale " Vjedhje".
Policia e kryeqytetit ka organizuar dy operacione anti-canabis. Komisariati i Policies Nr.4 në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, në fshatin Zgurrë, në një sipërfaqe mali ka gjetur 30 rrënjë bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, të cilat u asgjesuan me djegie dhe dy bimë u morën në cilsinë e provës materiale. Ndërsa pak më vonë, gjatë një operacioni mbi gjetjen e lëndeve narkotike të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.4, në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, në fshatin Mner i Sipërm, lagjia "Gjepalaj", në një siperfaqe pylli u gjetën dhe asgjesuan me djegie 181 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".
Sa i takon dhunës në familje, dje rreth orës 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Ali Gëzim Xhambeu, 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasia I.Xh, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Gjithashtu kësaj shtetasje ju plotësua kërkesë - padi për lëshimin e urdhërit të menjehershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dhe dy aksidente me pasoj plagosjne e dy shtetaseve. Kështu dje në ora 15.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardian Zef Shurbi, 42 vjeç, banues ne Rreshën, pasi rreth oës 10.00, ne aksin rrugor Tiranë-Kamëz, duke drejtuar mjetin autobuz, me targa AA 089 IF, ka aksidentuar shtetasen Emrije Dauti, e datëlindjes 27.03.1931, banuese në rrugën 'Sadik Petrela" Tiranë, me arsim 8 klasë, e cila ndodhet në SQU, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:30', u arrestua në flagrancë shtetasi Flamur Duleman Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 08.09.2014, rreth orës 16.30, në rrugën "Niko Avrami", duke drejtuar ciklomotorrin "Dayang" me targë CAC 223, i paisur me leje drejtimi, ka aksidentuar fëmijën e mitur shtetasen R.L, e cila ndodhet në trajtim mjekësor pranë Spitalit Ushtarak Tiranë./ATSH/