Në Ramicë të Vlorës u arrestua një person i shpallur në kërkim. Inton Veshaj, 49 vjeç, në banesën e tij, në fshatin Ramicë të Vlorës është dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi cannabis sativa.           

Ndërkohë në Shkodër u arrestua në banesë një tjetër i shpallur në kërkim. Mati Simoni, 58 vjeç, banues në Shkodër, është dënuar nga Gjykata e Beratit me 6 muaj burg, për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojë funksione publike".