Ndalohen dy vëllezërit Daniel e Besnik Kora, të dyshuar si bashkëpunëtorë në masakrën e familjes Ceku në Thumanë të Krujës. Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së Krujës, të cilët thanë se Daniel e Besnik Kora, u ndaluan në orën 17:00 të ditës së sotme. Sipas burimeve të policisë Besniku u ndalua në qytetin e Rrëshenit, ndërsa i vëllai i tij, Danieli u vetëdorëzua në Lezhë.

Ndërkohë policia po punon për arrestimin e Pëllumb Kora, vëllait tjetër të familjes Kora, i akuzuar për vrasjet e kryera në Thumanë ndaj tre pjesëtarëve të së një njëjtës familje dhe plagosjen e një gruaje.
Të dy vëllezërit u vunë në prangat e policisë një ditë pasi babai i tyre, Gurali Kora u arrestua nga policia në Laç. Bashkë me ta, policia arrestoi edhe katër persona të tjerë të dyshuar për përkrahje të autorëve të krimit.
Sipas policisë, u arrestuan Paris Gjeta, Prengë Gjeta, Ardian Gjonaj dhe Shpëtim Nikolla. Këta persona dyshohet se kanë ndihmuar, strehuar dhe ushqyer vëllezërit Gjeta, e madje edhe i kanë ndihmuar për t’u larguar nga Thumana.
Një ditë më parë në policinë e Laçit, u dorëzua edhe Gurali Kora, babai i tre djemve Kora të dyshuar për vrasjen e Fran Cekut, djalit të tij, Arben Cekut, nipit të tyre Enea Ramës dhe plagosjes së Luçie Cekut, bashkëshortja e Fran Cekut.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO