2 vëllezër kanë rënë në pranga, pasi po tnetonin të vidhnin në një market në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.

Të arrestuarit janë 30-vjeçari Alfons Kryeziu dhe 24-vjeçari Indis Kryeziu, vëllezër dhe banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd. 

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht:    

Më datë 17.06.2022, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.

U sekuestruan mjetet që vëllezërit përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan). 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, "Shkatërrimi i pronës", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Sigurimi i mjeteve për vjedhje".