VLORE – Tre adoleshentë janë arrestuar sot nga policia e qarkut Vlorë, një për tentativë vrasje dhe dy për vjedhje.
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një vjedhje banese në fshatin Nartë, nga ku është vjedhur një shumë prej 14 mijë Eurosh.
Autori i arrestuar për këtë vepër penale, është adoleshenti me inicialet Th.Xh, 17 vjeç, banues në fshatin Nartë të Rrethit Vlorë, ndërsa policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ndërkohë që Policia e rrethit të Sarandës njofton se është arrestuar në flagrancë një tjetër adoleshent, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Klaus Isuf Jacaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Nr. 3” është kapur nga policia mbas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me shtetasin E. K., në plazh në afërsi të hotel “KAONIA”, pasi e ka goditur këtë të fundit me një send të mprehtë (fundin e një bishti çadre) duke i shkaktuar dëmtim në trup.
Gjithashtu, po në rrethin e Sarandës është arrestuar shtetasi me inicialet M.Q, 15 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur më parë në kërkim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje” për të cilën ishte dënuar me 4 muaj burg.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com