Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, 1 polic në kërkim, 3 arrest shtëpie, 4 detyrim paraqitje! Masë sigurie edhe për Eneo Sulejmanajn, korruptoi efektivët e Rinasit

Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, 1 polic në kërkim, 3 arrest shtëpie, 4 detyrim paraqitje! Masë sigurie edhe për Eneo Sulejmanajn, korruptoi efektivët e Rinasit

Aeroporti i Rinasit

TIRANË- AMP po zhvillon një operacion pas disa muajsh hetime, për të goditur një skemë korrupsioni në radhët e policisë kufitare. Pas kërkesës së AMP gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për efektivin e rinasit: Briken Tereziu, por masa ende nuk është ekzekutuar. Masa arrest me burg i komunikohet në qeli edhe Eneo Sulejmanit. Ky i fundit ndodhet në burg pasi u kap me 1 kg kokaine kohë më parë.

Gjithashtu gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 efektive policie të cilët janë Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi, të tre efektive në Rinas. Ndërkohë Detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Sipas burimeve 8 punonjës të tjerë janë nën hetim.

Veprimtaria kriminale dyshohet se është kryer nga marsi 2023 deri në mars 2024. Dyshohet se agjencia në emër të Sulejmanajt, "Bus Albania" priste bileta avioni për persona të ndryshëm që nuk udhëtonin dot drejt BE. Dyshohet gjithashtu se Eneo Sulejmanaj kishte kontakte me efektivin Briken Tereziu. Ky i fundit përmes kolegëve të tij lejonin udhëtimin e personave të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin përmes shumave monetare. Briken Tereziu është shpallur në kërkim pasi ende nuk është arrestuar. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Sulejmanaj akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Të njëjtat burime shtojnë se këta persona në bashkëpunim me Eneo Sulejmani kanë bashkëpunuar të fusin klandestinë drejt BE. Aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Në kërkim: Inspektor Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);
Arrest në burg: Eneo Sulejamanaj, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. (Ne qeli)
Arrest shtëpie
Inspektor Sokol Xhika,, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 
Inspektor Ermal Mesi,me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Detyrim Paraqitje
Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,
Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve