4 shoferë janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerëve i janë pezulluar patenta pasi gjatë kontrolleve në akset rrugore në Vlorë e Sarandë ka rezultuar se ata kanë kryer shkelje ligjore.  

4 drejtuesit kanë rënë në pranga për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". 10 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Kontrollet  vijojnë në çdo aks rrugor, ndërkohë Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.