Arrestohen dy djem dhe një vajzë shqiptare, kaluan drogën nga mali për në Greqi

Arrestohen dy djem dhe një vajzë shqiptare, kaluan drogën nga mali për në Greqi

172 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia në tre operacione gjatë 24 orëve të fundit, në kufirin greko-shqiptar.

Në rrugën periferike Palamba-Mavroneri në Igumenicë, policia greke ka ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 116 kg 110 gram marijuanë dhe 3 celularë. Arrestohet drejtuesi i automjetit, një 20-vjeçar shqiptar dhe është shpallur në kërkim pronari i automjetit, gjithashtu shqiptar.

Në Sajadhe, Igumenicë është ndaluar një motor që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në motor janë gjetur dhe sekuestruar 9 pako me 4 kg 740 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një çantë tjetër me 4 kg 600 gram marijuanë. Në total u sekuestruan 9 kg 340 gram marijuanë. U sekuestrua dhe një automjet me rimorkiator në të cilin drejtuesi i motorit, një 25-vjeçar shqiptar që u arrestua, do të vendoste motorin.

Në Kampi, Artë është ndaluar një automjet që gjithashtu vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në makinë janë gjetur dhe sekuestruar 22 pako me 46 kg 385 gram marijuanë. U arrestua drejtuesi dhe pasagjeri, një 24-vjeçar grek dhe një vajzë shqiptare 27-vjeçe.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli