Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të hënë 2 kosovarë në aeroportin e Prishtinës, të kthyer nga Siria. Të dy të arrestuarit kanë qenë pjesë të ISIS-it në Siri dhe Irak, ndërsa po hetoheshin nga Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe Prokuroria Speciale.

Në pranga kanë rënë dy të rinjt me iniciale V.H, 23-vjeç dhe F.B, 18-vjeç të cilët akuzohen për vepren penale organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, raporton gazeta Zëri.

Po ashtu mësohet se  ata janë kthyer përmes aeroportit të Stambollit dhe me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Policia e Kosovës i ka arrestuar duke caktuar edhe masën e arrestit me burg për 48 orë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)