Një ish-drejtor i shkollës së Mesme Pyjore në Shkodër, me inicialet A. Ç, 41 vjeç, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka manipuluar me notat dhe mungesat për një nxënës në 2019 që ishte përjashtuar që në muajin mars. A. Ç, fillimisht ka fshirë mungesat ndërsa më pas i ka vendosur nota kaluese nxënësit, për të cilin nuk bëhen me dije asnjë detaj.

Sakaq edhe dy mësues të kësaj shkolle janë proçeduar në gjendje të lirë pasi njëjtë si drejtori akuzohen se kanë vendosur nota kaluese nxënësve që më herët ishin përjashtuar.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një nënpunës i Gjendjes Civile në Koplik të Malësisë së Madhe. Bëhet fjalë për shtetasin E. R, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka pajisur një shtetas me certifikatë me të dhënat e një shtetasi tjetër.