Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në Durrës.

Mario Roli, 58 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale” Mashtrimi”.

Ndërsa Ilir Beqiri, 41 vjeç është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale“Vjedhja me anë të mashtrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e dy shtetasve në kërkim:
 
•Mario Roli 58 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
 
• Ilir Beqiri 41 vjeç, banues në Durrës.
 
Roli, u ndalua pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale” Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.
 
Beqiri u ndalua pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale“Vjedhja me anë të mashtrimit” parashikuar në nenin 135 të Kodit Penal.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com