
Dy shoferët Edmond Murati dhe Etjon Lazri janë vënë në prangat e policisë pasi shkaktuan aksidentin me pasojë vdekjen e dy këmbësorëve pasditen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko". të dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë dy këmbësorët, Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe një grua 72-vjeç Hidajete Salliu banuese në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Njëra me shpejtësi tjetra kthehet, makina 'fluturon' sipër këmbësoreve pas përplasjes! Humbin jetën një burrë dhe një grua, arrestohen dy shoferët (VIDEO)








