Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)

KOSOVË- Një e moshuar kishte shkuar në azil për të pasur një përkujdesje të shtuar, por ka pasur fatin e keq të bjerë në duart e disa kujdestareve që e kanë keqtrajtuar, fimuar dhe tallur me të. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet se si infermierja e identifikuar si Aurona Pelaj e ka dhunuar të moshuarën në mënyrë çnjerëzore, teksa koleget e saj, asnjëra nuk ka ndërhyrë, por shfaqen duke u shkrirë së qeshuri. Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, por është bërë publike ditën e sotme.  

“Pak jam tu ja hi qysh di me sill unë, pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë infermierja.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë,  ka tronditur opinionin publik, teksa vajza në dëshminë e saj në Polici ka treguar se “është vetëmbrojtur, pasi e moshuara e ka sulmuar e para”.

“Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”. (...)  Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe", ka thënë ajo.

Pas publikimit të videos, vajza e të moshuar e ka nxjerrë nga azili. Ajo paguante rreth 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’, mirëpo, në vend të përkujdesit, nësa e saj është dhunuar, teksa ka pasur edhe një tjetër denoncim për rast dhune në këtë azil privat, por që nuk ishte marrë parasysh nga institucionet përkatëse të Kosovës. Babai i infemieres, Naim Pelaj i ka kërkuar falje familjes së dëshmorit, teksa iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të merren me rastin që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Dhuna në azilin e Pejës! Ndaj qendrës ishte dërguar më parë një ankesë në Ministrinë e Punës! Qytetari: Nuk mora përgjigje, pronari më bëri presion ta tërhiqja 

Pas rastit të dhunimit të nënës së dëshmorit kosovar Taulant Nura në azilin në Pejë, një tjetër denoncim vjen ndaj kësaj qendre.

Tomor Hasani, një qytetar nga Kosova thotë se ai ka dërguar një ankesë lidhur me rastin në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk ka marrë përgjigje. Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij. Hasani thotë për mediat kosovare se i është bërë presion edhe nga pronari i Qendrës “Orenda”, Anton Rasaj, që ta tërheq ankesën nga ministria .

Hasani tha se e afërmja e tij nuk është keqtrajtuar fizik, por është ankuar se infermieret nuk kujdesen mirë për të gjatë natës.

“Fatkeqësisht pas ankesës time nuk është marrë asnjë masë nga institucioni në fjalë. Përkundrazi fëmijëve të familjares time që është e vendosur aty, u është bërë presion nga pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, që të më bindin ta tërheq këtë ankesë”, ka thënë Hasani për mediat kosovare.

Ora 22:37
Infermierja dhunoi të moshuarën në Kosovë/ Kurti: Nuk ka qytetar që nuk është shokuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për dhunën ndaj të moshuarës në Kosovës. Ai e ka cilësuar si një ngjarje të tmerrshme, ku tha se organet kompetente kanë nisur punën për të çuar përpara drejtësisë përgjegjëset.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.

Ora 22:30
Reagon babai i infermieres që sulmoi të moshuarën: Kërkojmë falje, organet të veprojnë sipas ligjeve me vajzën tonë

1667424691_7644281667405626xauronapelaj168.jpg

Naim Pelaj, babai i infermieres Aurona Pelaj, që sulmoi sot fizikisht të moshuarën në Pejë, ka kërkuar falje publike. Pelaj i ka kërkuar falje edhe familjes së të moshuarës Nura. Ai iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të merren me rastin.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë. E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë. Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për mediat në Kosovë.

Ora 22:28
U dhunua nga infermierja në azilin e pleqve, e moshuara shfaqet me lot në sy pranë vajzës: Jam mirë (VIDEO)

Me lotët që i rridhnin në faqe, e moshuara që u dhunua nga infermierja në azilin e pleqve në Pejë pohonte me kokë se ishte mirë.

Në momentet kur e bija mbërriti në shtëpinë e të moshuarve që ta merrte, e moshuara shfaqet me lot në sy dhe thotë: “Mirë jam”, ndërsa vajza e përqafon dhe e puth.

E tronditur nga ngjarja e rëndë, vajza shprehet se po presin që të përfundojnë procedurat dhe ta marrë nënën në shtëpi.

 

Ora 22:25
Ky është djali dëshmor i gruas së moshuar që u dhunua nga infermieret në azil (FOTO)

Ky është Taulant Nura, dëshmor i vendit që ra për atdhe në moshë të hershme, vetëm 17 vjeç. Ai sot u kthye në qendër të vëmendjes jo për trimërinë e tij, por sepse iu rrah në mënyrë çnjerëzore nga infermieret që ishin paguar për t’u kujdesur për të.

Taulant Nura
Ora 21:55
Zbardhet dëshmia e infermieres që dhunoi të moshuarën: E bëra për vetëmbrojtje! Më ka sulmuar e para

1667419652_11.jpeg

Zbardhet dëshmia e infermieres që dhunoi të moshuarën.

 “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër. Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”, mësohet të ketë thënë infermierja, raportojnë mediat kosovare.

Ora 20:23
Pronari i azilit të pleqve ku u dhunua e moshuara: Kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda! Kam ndërmarrë veprimet me urgjencë

1667417292_3140602137769701767352078766895274496009758n600x360.jpg

Anton Rasaj, pronari i azilit të pleqve ‘Orenda’ në Pejë ku u dhunua e moshuara ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë dhe se punëtoret i ka larguar nga puna.  

Kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! Unë Anton Rasaj sot si aksionari më i madh në shoqërinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t'i ndjekim përgjegjësit në procedurat tjera ligjore po ashtu”, tha Anton Rasaj.

Ora 19:31
Kosovë/ Pronari i azilit kërcënohet nga familjari i infermieres, ndërhyn policia

1667414018_31393476659338542399843038285316537266153456n600x360.jpg

Është arrestuar burri i njërës nga infermieret që shihen në video.  Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Tashmë, janë arrestuar 2 infermiere, derisa 4 janë suspenduara.

Ora 19:16
E moshuara u rrah mizorisht në azilin në Pejë, Haradinaj: I tronditur! Nëna e dëshmorit dhunohet nga ato që duhet të kujdesen! Autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë


“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë” , kjo ishte thirrja e ish-kryeministrit të Kosovës  dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 

Ora 18:19
E moshuara që u dhunua del nga azili i pleqve, e merr dhëndri: Vuan nga alzheimeri! Humbi djalin në moshën 17-vjeçare (VIDEO)

 

E moshuara që u dhunua nga infermieret në azilin e pleqve ‘Orenda’ në Pejë është marrë nga familjarët e saj. Ishte dhëndri që e mori dhe foli para mediave duke thënë se e gjitha ka ardhur pas publikimit të videos. Ai ka thënë se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk ka treguar ndonjëherë që është keqtrajtuar.

“Vuan nga alzheimeri dhe nuk ka mundur ta japë ndonjë shpjegim ndaj vajzës së saj”, u shpreh ai para gazetarëve duke shtuar se e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare.

Ora 17:21
Video çnjerëzore në Pejë/ E moshuara që u dhunua është nëna e një dëshmori

E moshuar ndaj së cilës është ushtruar dhunë sot në Shtëpinë e Pleqve në Pejë është nënë e dëshmorit Taulant Nura. Ka qenë këngëtari Gold Ag që ka bërë të ditur këtë detaj.

Ajo është në atë shtëpi meqë nuk ka kush të përkujdeset për të.

Postimi i Gold Ag
Ora 16:35
EMRI/ Kush është infermierja në Pejë që dhunoi mizorish të moshuarën

1667406293_WATERMARKREPORTtv.00350100.Still010.jpg

Mediat Kosovare kanë mësuar emrin e infermieres që ka rrahur një të moshuar në mënyrë ç’njerëzore në Pejë. Ato bëjnë të ditur se emri i të dyshuarës që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës është Aurona Pelaj. Ajo nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Pelaj është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ora 16:19
Videoja çnjerëzore në Pejë, reagon e bija e të moshuarës që u rrah mizorisht nga infermierja

1667399768_WATERMARKREPORTtv.00373915.Still012.jpg

Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin. Ajo ka treguar se është e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjini.

Ora 15:58
Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Ministri i Brendshëm: Të çohen para drejtësisë të gjithë të implikuarit

1667401200_a.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas publikimit të një videoje që shfaq dhunën që ushtron një infermiere ndaj një të moshuare në Pejë.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla. 

Ora 15:31
Arrestohen dy vajza për rrahjen e të moshuarës në Pejë

1667399132_WATERMARKREPORTtv.00401319.Still010.jpg

 Policia e Pejës ka konfirmuar  arrestimin e dy vajzave për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë. Bëhet fjalë për vajzën brune që ka dhunuar të moshuarën si edhe personin që ka filmuar. 

"Arrestohen dy (2) persona tё dyshuar

Pejë, 2 nëntor 2022. Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare.

Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme", njofton policia. 

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pune sunitesh: 03/11/2022 10:38

    Pune sunitesh arab myslymon barbare,sunitet nuk njohin kulture dhe civilizim,kto barbare vetem me goditie dhe vrasje shprehen

    Përgjigju
  • Iris: 03/11/2022 03:57

    Shpresoj qe keto infermieret te mendojne veten e tyre kur bejne te tilla akte.Kujtojne se do te jene perhere te reja,te bukura dhe me kete nivel shendeti mendor.Nje dite kane per t'u plakur dhe ato,askush nuk e di kujt i bie fatkeqsia te mbetet vetem,apo te preket nga semundjet mendore degjenerative.E mendojne qe mund te vije nje dite, qe dhe ato mund te jene ne vend te viktimes?

    Përgjigju
  • Enxhi.rusa: 02/11/2022 23:33

    O tu qifshin tgjall e tvdek...oj kur oj moterqire po dsht gjynaf se esht non moj shterp...oj baxhelll...tqifsha ca tkesh nder..oj putan femer

    Përgjigju
  • Bepi: 02/11/2022 21:51

    Kjo don denim me 15 vjet burg

    Përgjigju
  • Teli: 02/11/2022 21:19

    Është vetëm maja e ajsbergut cfarë do të vijë në vitet në vazhdim me injorancën, imoralitetin e agresivitetin që janë tejmbushur rrjetet sociale. NUK KUPTOJ PSE HABITENI APO BENI SIKUR HABITENI!!!! Tashmë do ta kemi me vite e vite këtë lloj "modernizimi".

    Përgjigju
  • Turi: 02/11/2022 21:11

    Dhe ato plera qe rin e shikoin dhe ato duhet te denohen publikisht. Ku jan te drejtat e njeriut apo se beren grate mutin mullar. Puuuu femer e peshtireeeee. Pyyyyy flliqesire e qelburrr

    Përgjigju
  • Po kjo vajza e saj: 02/11/2022 20:43

    Tani u kujtu qe e le nanen te shpija femis

    Përgjigju
  • Diana: 02/11/2022 20:37

    Denimin me te rende te mundshem..

    Përgjigju
  • :;,?: 02/11/2022 20:11

    Kisha me ken mire me pa nanen e ksaj infermieres tu e rrah dikush dhe tu e filmu e kjo te ishte prezent duke e shikju pa munsi nderhyrje te ishte me pranga ne dur dhe me e pyt mas cdo shpute>A TE VAZHDOJM MA????

    Përgjigju
  • Flori: 02/11/2022 20:08

    Nuk mund te rri pa komentuar kete ndyrsire e meriton nje burg 20 vjec sepse edhe policet qe do jen ne sherbim aty do i kenaqesh do vijn me qef ne pune . Plere ndyrsire fare e keqe . Ne burg e ke vendin . Po te isha un djali i saj do te lidhja pas makines edhe do te terqija ne te gjith pejen zvarre . Plere femer. Te gjith ata qe kan qen aty edhe ata qe qeshin . Felliqsira . Haram ai gjykates nese ju nxjerr nga burgu.

    Përgjigju
  • Xlx: 02/11/2022 19:57

    Keshtu jane te gjitha pothuajse keto qe jane punesuar sot nga partite .Isha dje ne Vlore tek zyra per aplikim per pashaporte dhe pashe nje skizofrene te tille.Brez i keq

    Përgjigju
  • KRISTIAN: 02/11/2022 19:43

    Te paret qe e dhunuan ishin ato qe e derguan ne azil, pra femijet e saj.

    Përgjigju
    • Turi: 03/11/2022 00:13

      Familjaret e saj zonjes mund ti kene hallet e tilla, qe e kane lene ne azil. Nuk duhet paragjykuar

  • Dardan: 02/11/2022 18:41

    @Sater,ne te sateme..! Shqiptaret jane rraca me e paster ,me e zgjuar dhe me e bukur ne bote. Por jeni ju gjakperziresit qe kerkoni ta beni pis kete rrace,me bemat tuaja,qe nga kjo mostra femer e deri tek trafikantet e mafiozet te cdo kallepi e cdo ngjyre dhe te gjithe kategoria e sorollopit edhe si puna jote qe vjell vrer per shqiptaret dhe nuk jeni pak,se luftrat e pafund e kane bere punen e tyre dhe na e keni ndotur gjakun dhe na keni ngelur ne kurriz.deri sa te vije dita t’ju pastrojme dhe ajo do te vi nje dite .

    Përgjigju
    • Satêr: 02/11/2022 19:59

      Sa do të doja të isha gabim dhe të shkoja në të sëmës!...(tik-toku të gënjen)! Nuk jemi të bukur!.????

  • Toni: 02/11/2022 18:30

    Motra e Arberorit eshte kjo infermieria zhtaze....?

    Përgjigju
    • Hahahaha: 02/11/2022 20:45

      Po!

  • Kafshe jeni: 02/11/2022 18:16

    Mos e pafshi driten e diellit moj plehra dhe ju thafshin ato duar deri ne rreze.

    Përgjigju
  • One: 02/11/2022 18:13

    :(:(:(:(:(:(:(

    Përgjigju
  • E keqtrajtuara eshte edhe nene deshmori te UCK. shume e rende: 02/11/2022 17:57

    Shih si i ka hapur syte, fytyre anormali, nderkohe qe e moshuara ka nje fytyre gjithe dhimbje

    Përgjigju
  • Emri: 02/11/2022 17:54

    Vdekshin psikopatet!!! Si s i vret Zoti kto vemje!!!!

    Përgjigju
  • Bene mire qe e fimuan keto katilet, po , kamera nuk paska patur ky azili?: 02/11/2022 17:47

    Kjo infermierja eshte Cruela de la vil , shtrige e keqe. Kjo e moshuara si kukull dhe prandaj Kruela po e rreh se ia kalon per nga bukuria.

    Përgjigju
  • Dhimbje shpirti: 02/11/2022 17:45

    Te vrafte zoti o plehre femer!!

    Përgjigju
  • Pronari: 02/11/2022 17:36

    Ju shkër***fsha ropt nonën e kalamoj nëse ke o baxh*ll ene ju që keni qen prezent tu pa kte maskarad.. Nëse SMË dënojn më shumë 5 vjet vi un e i rrafshoj atë kryekur**vën që gju bashk me kto kur*at spektatore dhe kameramanen

    Përgjigju
    • STIV: 02/11/2022 18:58

      Te bashkohem dhe une vlla

  • prishtinaliu: 02/11/2022 17:34

    dergojeni te gjitha te burgu i burrave,te kenaqen burrat

    Përgjigju
  • Tiku: 02/11/2022 17:16

    O qelbesire po rrihet nena moj pleher. Ah te te kosha dot afer do te shqyeja moj. Dhe thone ka zot. Ik se na prishet diten

    Përgjigju
  • XXX: 02/11/2022 17:14

    Kta jane kosovarët, njerez te poshter e bukeshkale. Jua bënte mire serbi ktyre plerave.

    Përgjigju
    • Anenen: 02/11/2022 20:37

      @XXX, na rrufsh janullen. Keshtu ja befshin edhe anenes tende! Shkja dhe grek fundi. Nje m jane te dy.

    • Redi: 02/11/2022 17:23

      Kto jane shqiptaret,njerez te poshter qe shajne vellezerit e vet... Jua ben mir politika ktyre plerave

  • Koli: 02/11/2022 16:41

    A te shpelafte ano mortje more bunder e bundra qe rrini e rrihni nje mama te moshuar. Ikni more qelbesira bundra instagrami se ma prishet diten fare tani ma shpifet jeten. Cfare paskeni qene demona. Tmerr tmerr. Nuk lihen prinderit kshu ske cben duhet me i nejt afer sic e kemi tradite e kjo bundra te rri pa pune e te haj mut.

    Përgjigju
  • Vagsj: 02/11/2022 16:30

    Kjo infermjerania duhet te provoje pak ilacin e saj. Kjo dhe shoqja e saj karmeramane.

    Përgjigju
  • Gjynah: 02/11/2022 16:28

    Kjo vajra duhet te jet serbe. Se shqiptare e kosoves nuk ka shanc. Sika

    Përgjigju
  • Koli: 02/11/2022 16:12

    100 te rena me kamzhik ne mesh te sheshit...ketyre ndyresirave

    Përgjigju
  • GOLI: 02/11/2022 15:51

    QENKA PER TE JA SHK.... MEMEN, E ME PAS TE SHIKOJME Ç'TE SEMEN DOT BEJE....

    Përgjigju
  • Lanii: 02/11/2022 15:46

    Ne kete menyre te ndyre do silleshin shumica e femrave ketu ne Shqiperi dhe ne Kosove po te kishin mundesi, qofte ne pune qofte ne shoqeri. Shqiptaret i shkelin me kembe qe ne vegjeli dhe ia shfryjne inatin atyre qe nuk kane mundesi tja kthejne me te njejten monedhe.

    Përgjigju
    • Satêr: 02/11/2022 16:45

      Ja këto janë "fabrika" nga ku lindin gjirprijtë shqiptarë që po trembin perëndimin me vjedhje,trafiqe, dhe vrasje! Rraca më e pa besë e globit.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast