Policia austriake njoftoi se ka arrestuar dy persona të dyshuar që kanë lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris. Dy personat me origjinë nga Lindja e Mesme u arrestuan në një qendër strehimi për emigrantët në Salzbourg,

Të dyshuarit kishin ardhur në muajin tetor nga Siria në Austri të shoqëruar nga autorët e sulmeve në Paris,dhe ishin të pajisur me dokumenta të falsifikuara siriane