TIRANE - Dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjeve seriale në kryeqytet në vetura, apo lokale, u arrestuan mbrëmjen e të shtunës nga komisariati i policisë numër 1 në kryeqytet me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
F.Lika, 21 vjeç, K.Cami, 19 vjeç të dy banues në Tiranë, u arrestuan pasi rreth orës 18:20 të së shtunës në rrugën “Petro Nini Luarasi, kanë vjedhur nga një mjet “BMW X6”, një çantë me një sasi parash dhe dokumente të ndryshme.
Personat u kapën në flagrancë nga efektivët e komisariatit të policisë nr.1, ndërsa tentuan të largoheshin.
Por veç këtij rasti, për dy të rinjtë, policia thotë se kanë dokumentuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes edhe në rreth 4 raste të tjera.
1.Më datë 05.01.2016, në rrugën “5 Maji" shtetasit P.B banues në Tiranë, i kanë vjedhur portofolin brenda në mjet.
2. Më datë 04.03.2016, në rrugën “Shyqyri Ishmi, shtetases I.Y. i kanë rrëmbyer nga dora një qese brenda së cilës ka patur portofolin e saj me 50.000 lekë dhe nje dokument identifikimi.
3. Më datë 04.03.2016,në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “ML”, në pronësi të shtetases V. F ,i kanë vjedhur në makinë 50.000 lekë dhe një telefon “I-Phone 5 S”.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com