TIRANE - Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë vjedhur gjatë natës televizorë në një lokal, ndërsa dokumentohet implikimi i tyre në mbi 20 vjedhje të bizneseve.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë në Kryeqytet, kanë bërë të mundur në sajë të informacioneve operative hetimore, duke bashkëpunuar më komisariatet 2 dhe 4, në kuadër të të cilit u zhvillua operacioni “Mesnata” duke arrestuar shtetasit, Ergys Hasan Luga 26 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar disa herë më parë për vjedhje dhe Aurel Dod Arapi (Daliu) 27 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u krye pasi në rrugën “Siri Kodra“ janë kapur në flagrancë përgjatë momenteve të drejtimit të automjetit “Volsvagen” Golf, me targë TR 7569 R në pronësi të shtetasit Ergys Luga, ku pas një kontrolli në sediljen e pasme janë gjetur dhe sekuestruar televizorë plazma 32 polsh, ku rezulton të jenë vjedhur nga shtetasit e mësipërm, përgjatë natës në rrugën”Siri Kodra” në një lokal “Bar-Kafe”.

Falë shtrirjes në kohë reale të hetimit mbi këto shtetas dhe veprimeve proceduriale u konkludua se shtetasit e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të mëposhtme:

AUTORE TE MBI 20 VJEDHJEVE

• Me dt.27 korrik 2012, në rrugën “Gjergj Legisi”, pallatet Gintash, dyshohet se kanë vjedhur dyqanit Eurolloto IP BET, ku autorët kanë marrë disa televizor plazma të markës LG dhe 2 kompjutera lojra fati Admiral. Neni 134 i K.P.
• Me dt.21 gusht 2012, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje, lokal “Krem Kafe“ ku autoret kanë vjedhur, televizor plazma 51 polsh
• Me dt..06 shtator 2012, ne rrugën ”Jordan Misja“dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e lokal “Baste-Live” ku autoret pasi kane demtuar qepenin sigurues, kane hyrë ne ambientet e brendëshme duke vjedhur disa televizore 32 si dhe dy makineri lojra fati.
• Më dt 13 shtator 2012 ne rrugën e “Barrikadave dyshyohet se kanë vjedhur lokal Bar-Kafe “Leandri” në pronesi të një shtetaseje.
• Më dt.29 tetor 2012 ne rrugen’’Siri kodra’’ eshte konstatuar vjedhja me thyerje e bar kafe ne pronesi te një shtetasi, ku kane vjedhur disa televizor plazma
• Me dt.04 dhjetor 2012, gjatë natës, në rrugen “Don Bosko”, dyshohet se kanë vjedhur bar kafe Shkodra, ku autorët kanë hapur grilen e qepenës me mjete te forta dhe kanë marë një shumë të konsiderueshme parash.
• Më dt.09 dhjetor 2012 ne rrugen”Siri Kodra” Tirane gjate nates kanë eshte vjedhur me thyerje lokali baste live ne pronesi te një shtetasi, ku autorët kane një sërë televizor plazma 42 si dhe një shumë parash.
• Më dt.01 dhjetor 2012 ne rrugen”4-Deshmoret” Tirane dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokal lloto-sport ne pronesi te një shtetasi ku autoret kane vjedhur 8 televizore plazma
• Më dt.19 tetor 2012 ne rrugen”Sitki Çiço” Tirane kanë vjedhur me thyerje lokal bar sport ku autoret kane vjedhur serisht televizor plazma.
• Më dt.13. dhjetor .2012 ne rrugen”Bardhyl” Tirane është vjedhur me thyerje lokali top-bast ku autoret kane vjedhur 5 televizore plazma 42 polsh.
• Më dt.25 shtator 2012 ne rrugen”Naim Frasheri” Tirane gjate nates kanë vjedhur me thyerje lokal baste live ne pronesi te një shtetasi, ku autoret kane vjedhur 3(tre)televizore plazma 42 polsh.
• Më dt.13 tetor 2012 në fushën e Aviacionit Tirane gjate nates kanë vjedhur me thyerje lokal baste ku autoret kane vjedhur 7 televizore plazma 42 polsh.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)