Arrestohen në Rinas 2 emigrantët
nga Londra, i kërkonte drejtësia

Arrestohen në Rinas 2 emigrantët <br />nga Londra, i kërkonte drejtësia
TIRANE - Policia kufitare e Rinasit vë në pranga dy shtetas shqiptar të kërkuar nga drejtësia.

Genci Dauti 34 vjec dhe Maliq Kaca janë prangosur pasi në momentin e kontrollit në pikën kufitare në regjistrin e të dhënave të sistemit TIMS këta shtetas rezultonin në kërkim.

Genci Dauti i dënuar me 5 vite burgim nga drejtësia spanjolle për trafikim lëndësh narkotike dhe Maliq Kaca i dënuar me 3 vite burgim nda gjykatat shqiptare për mashtrime kompjuterike duke kryer vjedhje në vlerën 30 mijë euro.

Dauti kishte mundur t’i fshihej autoriteteve spanjolle pasi përdorte një pasaportë britanike, ku pas verifikimeve në sistemin TIMS uniformat blu pikasën se ky shtetas ishte me precdentë penale me identitetin dhe pasaportën shqiptare.

Për këtë dy shtetas pritet, që gjykata të vendosë ekstradimin në rastin e Genci Dautit ndërsa për Maliq Kacën dërgimin e tij në burg, pasi tashmë për të ka një vendim dhënë nga drejtësia shqiptare.
 
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari