Tiranë- Dy persona janë arrestuar në tentativë për të vjedhur një automjet. Të arrestuarit janë V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.
Kallëzimi për këto dy persona ishte bërë nga pronari i mjetit që kishin tentuar të vidhini, E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Sipas policisë në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy të arrestuar.
Mbi ta rëndon akuza e “Vjedhjes” e mbetur në tentativë.