Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë thonë se ata kanë arrestuar nëntë serbë etnikë të dyshuar për përfshirje në vrasjet e 44 civilëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-95.
Nëntë burrat, të gjithë ish-oficerë dhe ushtarë serbë të Bosnjës, dyshohet se kanë "planifikuar, organizuar dhe marrë pjesë" në vrasjet dhe persekutimin e civilëve myslimanë në zonën e Sokollacit në Bosnjën juglindore, njoftoi zyra e prokurorit më 16 shtator.
Në shtator të vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës rrethuan fshatin Novoseoci, rreth 40 kilometra nga Sarajeva, pastaj i dërguan fshatarët meshkuj në një deponi mbeturinash dhe i qëlluan për vdekje, thuhet në deklaratë.
Gratë dhe fëmijët u dëbuan nga fshati.
Një xhami në Novoseoci u shkatërrua më vonë dhe mbeturinat e saj u hodhën mbi eshtrat e të vrarëve. Në mesin e viktimave, të moshës 14-82 vjeç, gjithashtu është edhe një grua e cila është vrarë gjatë sulmit.
Prokurorët boshnjakë thanë se ish-komandanti serb, Radislav Kërstiç është gjithashtu i dyshuar në këtë çështje dhe do të merret në pyetje në Poloni, ku ai po vuan një dënim prej 35-vjetësh të cilin ia ka shqiptuar gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Autoritetet boshnjake do të kërkojnë ekstradimin e një të dyshuari të 11-të, të identifikuar si K.N., i cili aktualisht banon në Kanada, njoftuan prokurorët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
7.7%
-
Pak
11.5%
-
Aspak
80.8%
Vota total: 26
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor 2024, 11:20
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor 2024, 15:03
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor 2024, 11:01
-
Krime, mbyten dy anije ruse me cisterna nafte në Detin e Zi! Një i vdekur, shkak stuhitë e fuqishme (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 15:18
-
Lufta/ 8 rusë të vrarë nga zjarri miqësor i Koresë së Veriut, luftonin krah tyre në rajonin Kurskut! Mbyten 2 anije ruse cisternë me naftë në Krime, një i vdekur
15 Dhjetor 2024, 10:00
-
Nga 1 janari qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
13 Dhjetor 2024, 08:50
-
Kurti takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës
6 Dhjetor 2024, 15:56