Kapen grabitësit e postës në Krujë, u gjenden një pjesë e lekëve dhe armë, zbulohet koka e grupit, i tradhtuan shenjat e gishtave (EMRAT)

Prokuroria e Krujës ka zbardhur grabitjes e postës. Tre ditë pas grabitjes policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përfituar edhe nga fakti i 'çuditshëm' i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën. Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, një pistoletë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve që solli më pas prangosjen, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Ata fillimisht janë shoqëruar duke u kërkuar informacion se ku ndodheshin natën e grabitjes dhe shpjegime për lekët e gjetura në makinë dhe armët, ndërsa janë 'gozhduar' nga gjurmët e gishtave që u janë gjetur. Operacioni është në vijim dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Personat e arrestuar janë të skeduar si kontigjent kriminal, në vjedhje apo kultivim kanabisi.

Por kush është kreu i grupit? Report Tv mëson se Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës, ndërsa dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje. Andi Paturri akuzohet se bashkë me Mirel Xhaferrin dhe Ndue Brungën kanë kryer disa grabitje në Greqi.

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit.

Autorët kanë pasur informacion të sigurt, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo që kishte 13 mln lekë dhe 1500 Euro brenda, teksa tjetra nuk është prekur.  Autorët kanë përdorur një kamionçinë frigoriferike për të transportuar paratë e grabitura. 

Drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Për ngjarjen fillimisht u arrestua 51-vjeçari Besnik Parruca, roja i turnit, e ndërsa u shpall në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen. Roja deklaroi se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë.

Andi Rexhepi (Paturri)

Të arrestuarit
Mark Nok Caka,  Gramez
Gazmir Lek Saka, Gramez
Andi Kadri Rexhepi (Paturri), F.Kruje 
Hysen Avdi Kica, Gramez
Bujar Ramazan Tafa, Mamurras Lac
Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahmet Meshi: 07/11/2019 15:55

    Bravo policia e shtetit puna e mire eshte e pelqyer dhe pergezuar nga te gjithe, sa me shume prova qe te mos e kontestojne dote nga sekserte Av.. te cilet hyjne mes Prokurorise Gjykates dhe te pa ndehurve.

    Përgjigju
  • Mili: 07/11/2019 14:08

    Bravo policisê në kohe rekord!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘Violinisti’/ Fëmijëria e Arbenit dhe Saimirit në film, Bajo përlotet në premierë për të vëllanë, nëna në sallë: Edhe në ditët e fundit flisnim për skenat!

‘Violinisti’/ Fëmijëria e Arbenit dhe Saimirit në film, Bajo përlotet në premierë për të vëllanë, nëna në sallë: Edhe në ditët e fundit flisnim për skenat!