'E çuditshme'! Posta në Krujë u grabit kur ikën dritat! Autorët rrahën dhe detyruan rojën të ngarkonte paratë, drejtori: Morën 13 mln lekë e 1500 €, faji i kompanisë së sigurisë

TIRANE-Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi sot në një dalje për mediat se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro, jo 11 mln sikur u raportua në fillim. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit. 

Zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve, sistemi sinjalizues ka funksionuar në mënyrë perfekte. Grabitësit morën kasafortën dhe arritën të largoheshin. Përgjegjësia e kompanisë në këtë rast është e qartë, pasi çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania. Edhe nga kontratat është e qartë se kompania që neglizhon paralizohet deri në qindarkën e fundit”-tha ai.

Ndërkohë që Report Tv zbardh detaje të reja nga grabitja, të cilat janë pagesa të ndryshme, të dritave dhe ujit dhe jo të pensioneve. Sipas burimeve të Report Tv, grabitja e postës për 'çudi' është bërë në momentin që në qytetin e Krujës është shkëputur energjia elektrike rreth orës 01:40 minuta të së hënës.Autorët kanë pasur informacion të sigurt, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo që kishte 13 mln lekë dhe 1500 Euro brenda, teksa tjetra nuk është prekur.  Autorët kanë përdoru një kamionçinë frigoriferike për të transportuar parat e grabitura.Ndërkohë nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është vënë re se autorët e grabitjes, kanë rrahur rojen dhe më pas e kanë detyruar që të ngarkojë paratë e postës.

Drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. I kontaktuar nga Report Tv, deputeti socialist thotë se nuk mban përgjegjësi dhe se nuk është prokuror. "Tani nuk jam prokuror dhe nuk di, kushdo që të jetë të mbajë përgjegjësi vetë. Aty ka roje private që paguhet për të ruajtur objektet shtetërore dhe private, që i kanë marrë përsipër" tha ai. Report Tv sjell pamjet nga posta, ku duken dëmtimet që kanë shkaktuar grabitësit nga shqyerja e derës.

Për këtë ngjarje është arrestuar roja, 51-vjeçari Besnik Parruca, e ndërsa është shpallur në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen. Roja ka deklaruar se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë.

Policia njofton se është ngritur grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë rreth dy javë më parë, një tjetër postë është grabitur në qytetin e Bulqizës, ku autori ka marrë autori mori 460 mijë lekë.

Ambientet e postes ne Kruje qe u grabit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 05/11/2019 13:06

    Ky Rraja eshte legen komplet, prite kur te lidhen ngjarjet, plagosja e prokurorit me vjedhjen e postes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty