BRITANI - Një 14-vjeçar u arrestua nga policia pasi posendonte një armë të fuqishme, forma e së cilës është një iPhone. Policia arrestoi edhe 3 të tjerë, një 16-vjeçar dhe dy 17-vjeçar  të dyshuar për vepra raciste në publik.

Katër djemtë u identifikuan dhe u arrestuan pasi një shofer autobusi u ankua se personat po bënin thirrje raciste në publik. Oficerët fillimisht besonin se pajisja ishte një telefon i zakonshëm.

Më pas atë e dërguan për analiza të tjera për të përcaktuar sa e fuqishme është. Arma me formën e iPhone është ngjyrë e zezë; në pjesën e sipërme ka një shirit ngjyrë të argjendtë. Kurse në pjesën anësore, janë butonat e volumit, të cilat nuk janë të tilla.
iphone arme

Pikërisht ato butona shërbejnë për të aktivizuar pajisjen. "Arma ka pamjen e një iPhone të zi, por butonat e volumit janë më të shquara se zakonisht.

Në pjesën e sipërme ka një shirit të argjendtë dhe dy vrima prej të cilave qëllohet. Butonat e volumit shërbejnë për të aktivizuar pajisjen.

Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se posedimi i këtyre armëve është një vepër penale", tha rreshteri i policisë Phil Marsh. Armët në formën e celularëve prodhohen kryesisht në Kinë dhe mund të blihen në internet për rreth 20 euro.

iphone arme

iphone arme

(v.gj/shqiptarja.com)