Një gjimnazist në Greqi është arrestuar nga forcat e sigurisë së Kuvendit, pasi tentoi të hynte në institucionin legjislativ me një thikë në çantë. Mësohet se nxënësit po kryenin një vizitë edukative në Kuvend, kur në momentin që 14 vjeçari tentoi të hynte brenda, një prej oficerëve të sigurisë kuptoi se nxënësi kishte një thikë me vete.
Mediat greke shkruajnë se arrestimi i adoleshentit u bë i mundur në momentin që ai tentoi të kalonte në skanerin e sigurisë.
Pas mobilizimit të shpejtë nga ana e forcave të sigurisë, 14 vjeçarit i është konfiskuar thika. Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek prindërit e fëmijës dhe tek stafi i mësuesve që shoqëronin nxënësit gjatë vizitës në Kuvend.