Një 18-vjeçar i identifikuar si Sulejmen Velaj është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje. I riu ishte shpallur në kërkim që në janar pasi në bashkëpunim me një tjetër, të arrestuar më parë, dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 62-vjeçarin Q. S., banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.