Një 29-vjeçar dhe një 18-vjeçare kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se ata u arrestuan në flagrancë, pasi në rrugën "Fadil Deliu", gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit me inicialet K.B., u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi.
Ndërkohë u gjet edhe një armë e ftohtë, që i përkiste 18-vjeçares me inicialet A.Q..
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën "Fadil Deliu", gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., shërbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q”, njofton policia.