GJIROKASTER- Një 21-vjeçare nga Tepelena është vënë në pranga, nën akuzën e vjedhjes. Marie Allkushi lindur në Gllavë të Tepelenës është arrtestuar pas disa dyshimeve për vjedhje. Ngjarja e kishte pikënisjen në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, kur një shteas i fshatit Gllavë denoncoi humbjen e një sasie të konsiderueshme parash të tij. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, të cilat pas veprimeve të para kanë dalë në konkluzionin se vjedhja ishte kryer pikërisht nga e reja Marie Allkushi, në bashkëpunim me të njohurin e saj Teodor Kordha nga Vlora. Ata janë futur në banesën e komshinjve të Maries në fshatin Gllavë dhe kanë vjehdur 1,3 milionë lekë. Shumën e parave ia ka dhënë shtetasit Teodor Kordha i cili është larguar menjëherë nga fshati Gllavë dhe policia shprehedt se po punohet për kapjen e tij. (ln/ns/shqiptarja.com)