Arrestohet 21 vjeçari me precedent penalë në Korçë, policia i gjen në makinë armë të ftohtë, nuk kishte as patentë

Arrestohet 21 vjeçari me precedent penalë në Korçë, policia i gjen në makinë armë të ftohtë, nuk kishte as patentë

Foto ilustruese

Një 21 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke lëvizur me makinë pa patentë. Gjatë kontrollit në makinë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik.  21 vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.

Njoftimi i policisë:

Posedonte armë të ftohtë në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 21-vjeçari.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike). 

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale "Shqiponjat", në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip "Volksëagen", në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje