Është arrestuar sot në flagrancë shtetasi B.B, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.S., 26 vjeç, banues në Paskuqan.
/Shqiptarja.com
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta dy shtetas, rreth orës 13:00 në Paskuqan 1 Kodër e Kuqe, kanë hyrë në banesën e shtetasit U.S., 41 vjeç, ku ndodhej vetëm vajza e mitur U. S 11 vjeçe, te cilët e kanë mbajtur me forcë dhe kanë kërkuar brenda banesës për të vjedhur sende me vlerë.
Pasi nuk kanë gjetur asgjë për të marrë janë larguar.
Parashikuar në Nenet 110/2, 22, 139 dhe 25 të Kodit Penal.












