3 persona janë arrestuar në Vlorë, dy prej tyre pasi janë kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa një prej tyre dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi.
Konkretisht u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vjedhja", shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në lagjen “10-Korriku”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. J., 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. M. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Fermë -Fitore, Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Ndrësa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas policisë u proceduan penalisht për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasin G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, pasi janë kthyer deporativ nga Greqia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente








