DURRËS- Ditën e sotme, ka rënë në pranga 33-vjeçari Tefik Shehu nga Durrësi, pasi me vendimin e datës 12.07.2022, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Arrestimi i Tefik Shehut lidhet me ngjarjen e ndodhur në ambientet e dhomës së një hoteli 8 muaj më parë në Durrës ku mbeti i plagosur në dhomën e hotelit 20-vjeçari Arni Sulejmani.
Të pranishëm kanë qenë 3 djem dhe 1 vajzë, Markeljan Beqiri 26 vjeç, autori i plagosjes, Anxhela Brisku dhe Tefik Shehu. Të rinjtë, kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkoolit. Rreth mesnatës së 8 gushtit të vitit 2021, Markeljan Beqiri 26-vjeç i cili ka qëlluar me pistoletë Arni Sulejmanin, 20-vjeçar, duke e plagosur në krah te pjesa e brrylit. Mësohet se arma i prkiste Tefik Shehut.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Si nuk ka zot tju marri plehra
Përgjigju@Anonim..............Zoti nuk eshte budall, nuk i duhen te tille phehra :P