Këto janë pamjet e makinës pas përplasjes mes 34 vjeçarit Artan Kaboçim nga Divjaka me policinë e këtij qyteti mbrëmjen e djeshme. Ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër në lagjen e tij për arsye të panjohura, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë.

Me mbërritjen e efektivëve pranë banesës së tij në fshatin Mëhallëz, i kanë kërkuar 34 vjeçari të dorëzohet, por ky i fundit ka qëlluar drejt forcave të policisë. Pas kësaj ngjarje Artan Kaboçi ka marrë edhe makinën e policëve në përpjekje për tu larguar, tentativë që ka zgjatur pak minuta, teksa u vu në pranga nga Forcat RENEA.

Nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëmtime të makinave të policisë. Mësohet se 34-vjeçari njihet si person i cili krijonte probleme të vazhdueshme në fshat, pasi ishte konsumator i rregull i alkoolit. Edhe për ngjarjen e djeshme ai dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Qëlloi në drejtim të mjeteve të policisë, 34-vjeçari në Divjakë nuk pranon të tregojë ku ka hedhur armën, nisin kërkimet

1615618423_divjak1.jpg

Forcat e shumta të policisë që në orët e para të mëngjesit ndodhen në fshatin e Mëhallës të bashkisë Divjakë.

Uniformat blu dhe oficerët e krimeve të Rënda si dhe njësitë e Specializuara, por kërkojnë për armën me të cilën ka qëlluar 34 vjeçari Artan Kaboçi në drejtim të mjeteve të policisë së komisariatit të Divjakës.

Kontrolle janë bërë edhe gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdojnë edhe sot, pasi 34 vjeçari nuk ka tregon se ku ka fshehur armën. I riu njihej si përdorues i rregullt i pijeve alkoolike, madje ka edhe probleme të shëndetit mendor. Në të shkuarën ai ka jetuar si emigrant në Angli.