KORCË-Pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës një 32-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë.
Burime bëjnë me dije se nuk ka pasur një konflikt ndërsa personi i identifikuar si Fjordi Pane është problematik dhe një emër i njohur nga policia. Menjëherë pas sinjalit, policia ka shkuar drejt vendngjarjes ndërsa mësohet se i riu është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale.
32-vjeçari i është sekuestruar edhe arma me të cilën ka qëlluar. Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë çuar atë të qëllojë në ajër. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.