POGRADEC- Një atentat i mundshëm mund të jetë shmangur me arrestimin e 49-vjeçarit, Artur Musollari në Pogradec. Gjatë kontrollit u gjet armë zjarri, fishek, një shkop bejsbolli, sasi parash, një palë dylbi dhe një aparat celular. Të gjitha sendet që posedonte me vetme, evidenton se është shmangur një ngjarje e mundshme kriminale. Megjithatë, polica nuk ka një informacion konkret lidhur me motivin që mund të kishte Artur Musollari.
Si rrjedhojë e ndërhyrjes së policisë, janë sekuestruar arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Musollari u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin
5 Shkurt, 08:21
-
Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
4 Shkurt, 21:29
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Hyn në fuqi ulja e tarifës së ‘Kartonit Jeshil’ për makinat shqiptare që lëvizin drejt Mali të Zi, Partia Aleanca e Maqedonasve kërkon zgjerimin në Maqedoni e Greqi
2 Shkurt, 14:44
-
Pogradec, automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht
2 Shkurt, 14:14
-
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro
2 Shkurt, 10:15
-
Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Për pensionistët, transporti falas
1 Shkurt, 15:32
-
Skënderbeu konfirmon dy largime në merkato
1 Shkurt, 15:00
-
Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor
31 Janar, 16:29