Arrestohet aktivistja palestineze për nxitje të terrorizmit: Do t’ju masakrojmë, do thoni se ajo që iu bëri Hitleri ishte shaka

Arrestohet aktivistja palestineze për nxitje të terrorizmit: Do t’ju masakrojmë, do thoni se ajo që iu bëri Hitleri ishte shaka

1699256197_aa.jpg

 Ahed Tamimi

Ushtria izraelite njofton se ka arrestuar aktivisten 22-vjeçare palestineze, Ahed Tamimi, gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kështu deklaroi nëna e saj, Nariman Tamimi.

“Ahed, 23 vjeç, u arrestua në një bastisje në shtëpinë tonë”, tha Nariman për median turke Anadolu.

Ajo tha se forcat izraelite kontrolluan shtëpinë dhe konfiskuan telefonat celularë të familjes. Ende nuk është dhënë asnjë arsye për ndalimin e vajzës palestineze.

Por mendohet se ajo u arrestua pasi publikoi një postim në rrjetet sociale ku shkruhej: “Mesazhi ynë për tufat e kolonëve është se ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor. Ne do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që të bëri Hitleri ishte një shaka. Ne do të pimë gjakun tuaj dhe do të hamë kafkat tuaja”.

Babai i Tamimit u arrestua nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në qytet javën e kaluar. Në vitin 2017, Tamimi u arrestua nga forcat izraelite pasi një video u bë virale që tregonte gruan e re, atëherë 16 vjeçe, duke shtyrë dhe goditur ushtarët izraelitë që u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes së saj.

Ajo u godit më vonë me një dënim me tetë muaj burg për "sulmimin" e një ushtari izraelit. Tamimi që atëherë është bërë një simbol ndërkombëtar i rezistencës kundër okupimit të Izraelit në Bregun Perëndimor.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ De Paul nderon Simeonen, Atl. Madrid fiton 1-0 kundër Celta Vigos dhe 'blindon' zonën Champions

VIDEO/ De Paul nderon Simeonen, Atl. Madrid fiton 1-0 kundër Celta Vigos dhe 'blindon' zonën Champions